Shkarkohet nga detyra Shefi i Komisariatit të Delvinës, Armando Zoga.
Ky i fundit është liruar nga detyra e shefit dhe është emëruar specialist në departamentin e policisë së përgjithshme.
Shkarkimi vjen nga vendimi i Drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Ende nuk dihet shkaku i shkarkimit të tij nga detyra.