Publikohet fotoja e 40-vjeçarit shqiptar që u vra ditën e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në Pire.
Mësohet se viktimë ka mbetur, Brigen Limka nga Korça.
Sipas mediave greke, autori është një 68-vjeçar, që e ka qëlluar me pushkë. Fillimisht e ka goditur nga jashtë parkingut ku punonte shqiptari dhe më pas i ka shkuar afër duke e qëlluar sërish dhe më pas është larguar.
Shqiptari, babai i tre fëmijëve u dërgua me shpejtësi në spital, por nuk mundi që të mbijetonte si pasojë e plagëve të rënda që mori. Arratia e autorit zgjati shumë pak pasi u arrestua.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, por po sipas mediave greke, shqiptari dhe greku kishin pasur debat më parë. Banorë të zonës raportuan se 68-vjeçari po krijonte probleme në përgjithësi.
“Njëri zbriti nga pallati dhe qëlloi një person. Një punëtor parkingu. Ata duhet të kenë pasur ndonjë debat, sepse plaku ka zbritur me pushkë dhe e ka qëlluar dy herë në fytyrë. Jemi të tronditur. Burri kishte rënë përtokë i mbuluar me gjak. Ambulanca mbërriti pas një ore, por viktima me siguri tashmë kishte vdekur. Ne ende po dridhemi vërtet”, tha një dëshmitar okular për “iefimerida”.