Në foto është 50-vjeçari Preng Gjoni, i cili teksa po punonte në kantierin e një pallati, në zonën e Kunes në Shëngjin, mori goditjen fatale në kokë nga një dërrasë që u shkëput nga objekti.
Punëtori u transportua me makinë private në urgjencën e Spitalit të Lezhës pa shenja jete.