Një punonjës policie në Durrës është arrestuar dhe i biri është shpallur në kërkim.

Komisari Kastriot Gjongecaj është arrestuar pas një konflikti ku u përfshi i biri në Kavajë.

Denis Gjongecaj u përfshi në konflikt me Kiti Kazazin, 29 vjeç, në datën 7 shkurt, për një parakalim me makinë.

Konflikti vijoi dhe në datën 8 kur u takuan në lagjen nr.2 të Kavajës.

Nënkomisari bashkë me të birin i zunë pritë Kazazit dhe dyshohet se Denis Gjongecaj ka qëlluar drejt makinës së Kazazit me një armë pa leje.

Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar. Ngjarja është klasifikuar si vrasje në tentativë dhe po ndiqet nga AMP.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.