Arratiset nga qendra e rehabilitimit në Itali, shqiptari Dorian Petoku.

Sipas mediave italiane ai pasi u lirua nga qelia u pajis me një byzylyk elektronik, për t’i kontrolluar lëvizjet dhe pjesën e mbetur të dënimit që do ta kalonte në komunitetin e Morlupos në “Green Point Line”, një qendër rehabilitimi.

Mediat italiane shkruanin pak kohë më parë, se Petoku nuk është kriminel si shumë të tjerë, kushëriri i bosit të parë shqiptar, Arben Zogu dhe paraardhësi i Elvis Demçes, i vetëshpallur “Zot”, Doriani u rrit në Shqipëri, në Lezhë.