Një 33-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë mëngjesin e 27 korrikut në Wolverhampton, Angli.

Sipas mediave britanike, Jetmir Pemaj vdiq pasi u plagos rëndë në një goditje të dyfishtë me thikë në Harrow Street, Whitmore Reans.

Në sulmin ku ai mbeti i vrarë, u plagos rëndë edhe një 20-vjeçar.

Në lidhje me këtë ngjarje, autoritetet britanike kanë arrestuar Lucious Winchester, 24 vjeç, nga Quinton, Birmingham, akuzohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje.

Vrasja e 33-vjeçarit për motive që ende nuk dihen ka tronditur fort familjen e tij.

Këta të fundit e përshkruajnë Jetmirin si një djalë, vëlla dhe partner të dashur.

“Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe partner i dashur. Ai ishte shumë i dashur dhe do t’i mungojë shumë të gjithë familjes dhe miqve të tij.”, thuhet në një deklaratë të familjes Pema.