Kjo është 21-vjeçarja shqiptare Elisa Doka, e cila humbi jetën tragjikisht pasi u përplas nga një makinë në stacionin e autobusit në në Patrida Veria, Greqi.

Një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar përplasi të renë shqiptare dhe një 68 vjeçare greke, të ishin duke pritur autobusin në stacion, duke i marrë zvarrë.

Si pasojë e përplasjes e moshuara greke dhe shqiptarja humbën jetën.

E reja shqiptare fillimisht u dërgua e plagosur në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë, ndërsa gruaja ndërroi jetë në vend. Ato ishin duke pritur autobusin në stacion kur u përplasën nga mjeti. Pak pas aksidentit fatal, policia arrestoi drejtuesin e mjetit që e shkaktoi.