Erland Murraci, i cili punon si stjuard, ishte këtë të mërkurë në “Good Moorning Albanians” për të folour rreth këtij profesioni.

Ai punon si stjuardesë në Dubai dhe tha se pagesa për këtë profesion në Lindjen e Mesme është 3 mijë euro.

“Aty ku jam unë është diku te 3 mijë euro.

Kjo është rroga totale që ne marrim. Ka një ndarje më pas, rroga bazë, transport.

Varet shumë edhe nga orët e fluturimit, se ne kemi një sistem që kur ti kërkon të marrësh më shumë fluturime, apo të marrësh pushime, vlera ndryshon.

Për këtë profesion rrogat janë më të larta në lindjen e mesme.

Në fillim unë kam pasur punë tjetër. Por atje pash njerëz në rradhë 2-3 mijë veta, unë u zgjodha”,-tha stjuarti Erland Murraci.