Një 51-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se viktima është shtetasi Petrit Vuksani, rreth 51-vjeç, i cili kishte pak muaj që ishte kthyer nga Britania e Madhe.

Sipas informacioneve të deritanishme, Vuksani dyshohet se është ekzekutuar në banesën e tij nga një person i paidentifikuar.

Në momentin e ngjarjes ai ka qenë i vetëm në banesë, ndërsa autori raportohet se ka hyrë në pallat dhe më pas në shtëpi duke e qëlluar disa herë me armë me silenciator.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Skënderbej” të qytetit të Shkodrës, pranë varrezave katolike.

Forca të shumta të policisë kanë mbërritur tashmë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e krimit të rëndë.