Europol ka shpallur në kërkim 39-vjeçarin shqiptar, Armando Pacani pasi dyshohet për trafikim ndërkombëtar droge.

Sipas medieve braziliane, në mars të 2023 Europol goditi një organizatë të trafikimit të kokainës e cila operonte nga Brazili në Dubai.

Gjatë këtij operacioni antidrogë të koduar “Hinterland”, u zbulua se organizata kriminaler kishte kryer transaksione prej më shumë se 700 milionë euro dhe ka lëvizur rreth 17 tonë kokainë drejt Evropës, 12 nga të cilat janë sekuestruar.

Si rezultat e përgjimit të mesazheve në platformën SKY ECC, Europol gjeti blerësin kryesor të organizatës së drogës në Evropë, pikërisht Armando Pacani. Sipas Policisë Federale, Pacani kishte lidhje me një klan droge në Ballkan. Ai njihen nga autoritetet si “pronar i ngarkesë së dërguar përmes Afrikës Perëndimore në Evropë”.

Pacani aktualisht ndodhet në arrati ndërkohë të dhënat e emigracionit tregojnë se ai mbërriti në Brazil në janar të vitit 2019 e më pas u largua për në Dubai në gusht të 2020.

Europol dyshon se ai është në Dubai, por avokati i Pacanit ka kundërshtuar të gjitha akuzat duke thënë se Interpol bazohet në prova të paligjshme me pretendimin se Interpol u futën në mënyrë të paligjshme në sistemin e SKY ECC.