Disa herë e kemi thënë që festat e fundvitit janë periudhë e konsumit masiv, madje herë herë dhe jashtë kontrolleve të mundshme.

Në këtë situatë, kushto tenton të shesë çfarë ka apo gjen për t’ju ofruar konsumatorëve. I tille është dhe një rast i ditëve të fundit të Dhjetorit.

Burime jozyrtare kanë treguar për Qendrën ALERT, se në mesnatën e një prej ditëve të fundit të 2023, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, inspektri i PIK të AKU, ka lejuar kalimin e 2 furgonëve me mallra ushqimore pa iu regjistruar dhe kontrolluar produktet dhe as dokumentacionin shoqërues.

Të njëjtat burime nga Gjrokastra kanë bërë të ditur se rreth orë 01.00 të mëngjesit, një patrullë policie prane Tepelenës ka ndaluar furgonët dhe pasi iu ka kërkuar atyre dokumentacionin e Doganës dhe hyrjes në Shqipëri, ka bërë verifikimin e produkteve.

Në momentet që kanë konstatuar mallra pa dokumentacion shoqërues dhe pa paguar detyrimet doganore, kanë verenjtur se dy furgonët kishin sjellë nga Greqia mallra ushqimore me afat skadence të kaluar.

Të njëjtat burime kanë treguar se, për shkak të situatës së krijuar, Drejtori i Përgjithshëm i AKU është nisur në mesnatë drejt Gjirokastrës.

Eshtë pak e habitshme përse lajmi nuk është bërë publik nga AKU dhe as nga policia, gjë që të krijon dyshime se inspektori i AKU në PIK Kakavijë i ka lejuar furgonët me produkte të skaduara me porosi ose urdhër nga eprorët, ose nga Drejtori I Përgjithshëm, ose nga Drejtori Rajonal i AKU në Gjirokastër, Emin Beqari.

Eshtë paksa e dyshimtë dhe e vështirë, që një Inspektor në PIK të lejojë produkte ushqimore të skaduara me vullnetin e tij. Gjithësesi, i gjendur në këto kushte, pak ditë më vonë inspektori që lejoi kalimin e ushqimeve të skaduara është shkarkuar nga detyra.

Ndërsa nuk dihet as se ku kanë përfunduar ato ushqime.

Burimi: “Alert.al”