Raportohet se Mariglen Kadiu, ka ushtruar të njëjtin funksion në burgun e Peqinit më herët prej vitesh.

Ai është arrestuar për shkak të një çështje që i përket këtij institucioni.

Dyshimet janë që mund të ketë lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në burgun e Peqinit, ku u vra një i burgosur.. Ai është lënë në arrest shtëpie nga gjykata.

Kadiu ka marrë detyrën e shefit të policisë në IEVP Drenovë rreth 8 muaj më parë.

Pritet informacion zyrtar nga SHKB lidhur me rastin.