Vijon operacioni “Road Guard”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet MENA, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, gjatë orëve të para të datës 01.09.2022, është zhvilluar faza e 37-të e operacionit “Road Guard”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë edhe të informacioneve policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 37”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Enea Prendi, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Në hyrje të qytetit të Tepelenës, pas ndalimit të një automjeti, i cili dyshohet se shërbente për transportimin e emigrantëve të paligjshëm, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. P. ka kundështuar urdhrin e punonjësit të Policisë për të kontrolluar automjetin.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit E. P., i cili gjatë shoqërimit për në ambientet e DVP Gjirokastër, ka tentuar të korruptonte punonjësit e Policisë, duke iu ofruar një kartëmonedhë 100 euro.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi E. P. komunikonte nëpërmjet aparatit celular me shtetasit A. P. dhe N. M., të cilët u shpallën në kërkim, si bashkëpunëtorë në veprimtarinë kriminale të transportimit të emigrantëve të paligjshëm nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Vijon puna intensive për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Korrupsion aktiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike” .

#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮️🇦🇱