Një parcel me kanabis me vlerë gati 150,000 £ është zbuluar nga autoritetet në Angli, ndërsa në pranga ka rënë një shtetas shqiptar.
Mediat e huaja shkruajnë se në pranga ka rënë shtetasi Andi Kodra, 22 vjeç, pasi u gjet duke fjetur në një divan pranë parcelës me kanabis.
Ky i fundit raportohet se kujdesej për rritjen e bimëve narkotike.
Mësohet se Para trupit gjykues i riu shqiptar, ka pranuar se merrej me kultivimin e kanabisit, teksa është shprehur se kishte mbërritur në Angli me gomone si një mënyrë për të shlyer një borxh që i kishte të atit.
Kodra rezulton se nuk ka asnjë dënim të mëparshëm.