Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Mirjan Cangoja.

Ngjarja ndodhi gjatë mesnatës.
Cangoja humbi kontrollin e motorit të tij gjatë një kthese përgjatë rrugës di Capriolo dhe u përplas me një parmak.
Përplasja qe e dhunshme dhe si pasojë shqiptari mbeti i vdekur në vendngjarje.

Disa shoferë kalimtarë njoftuan policinë dhe ambulancën. Fatkeqësisht mjekët konfirmuan vdekjen e të riut.