Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme (17 nëntor) në Kuçovë.

Mësohet se një automjet tip “Audi” ka përplasur 67 vjeçarin Veiz Plakun, i cili po lëvizte me biçikletë.

67 vjeçari u dërgua në spital, por për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë nuk arriti të mbijetonte.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.