Një 60-vjeçar ka vendosur t’i japë fund jetës, duke konsumuar 3 kokrra fotoksinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çiflik në bashkinë Dimal.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në banesën e 60-vjeçarit Irfan Çela.

Ai është gjetur në gjendje të rënduar nga familjarët e tij, që e kanë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.

Pavarësisht ndërhyrjes së specializuar të shërbimeve mjekësore, 60-vjeçari nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Ai ka ndërruar jetë rreth orës 13:00, disa minuta pas mbërritjes në spital. Trupi i tij i pajetë është transportuar në morg, ku do kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Burime policore bëjnë me dije se, Irfan Çela jetonte i vetëm, pas ndarjes me bashkëshorten disa vite më parë. Të njëjtat burime konfirmojnë se Çela kishte shfaqur prej disa kohësh probleme psikologjike dhe mendohet pikërisht se i ka pirë kokrrat në kushte të rënduara psikologjike.