32-vjeçarja që u gjet e vdekur ditën e sotme në Urën e Dajlanit në Durrës është vrarë.
Në këtë konkluzion ka dalë policia pas ekspertizës mjekoligjore. Uniformat blu bëjnë me dije se e reja është vrarë me mjet prerës.
“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera paraprakisht nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës”, njoftoi policia.
Raportohet se viktima quhet Luljeta Preza. 32-vjeçarja është banuese në Sukth.
Ndërkohë policia thotë se deri më tani janë shoqëruar 17 persona të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast.