Sigurohet video nga momenti kur dy punonjësit kanë goditur me shkop bejsbolli shqiptarin nga Kosova pas sherrit te pika e karburantit në Lezhë.

Sipas burimeve për Report Tv, ngjarja ka ndodhur për motive krejtësisht banale.

Shqiptari nga Kosova, Migjen Mulaj në gjendje të dehur ka shkuar pranë biznesit, ku punonin Nikoll Sokoli e Kujtim Rusi për të kryer nevojat personale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:39 të ditës së djeshme  në një karburant në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë – Milot.