Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “MOONLIGHT”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Komisariatin e Policisë Tepelenë.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonin 7 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga dy shtetas.

Sekuestrohen dy automjete, dy aparate celularë dhe një sasi parash.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.M. 24 vjeç, banues në Tiranë dhe Marjo Nuraj, 22 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi janë kapur në flagrancë në afërsi të qytetit të Tepelenës duke transportuar me dy autotomjete 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet, dy aparat celularë, 700 euro dhe 8.000 lekë.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu