Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje shqiptare në Huntertown të Shteteve të Bashkura.

Sipas mediave amerikane 49-vjeçari Arben Gllafce dhe bashkëshortja e tij 48-vjeçare Arjana Gllafce, janë gjetur të vdekur brenda në shtëpi.

Kur oficerët arritën, ata gjetën çiftin të vdekur nga plagët e marra.

Mjeku ligjor e cilësoi vdekjen e Arjana Gllafces si vrasje, e 13-ta në qark këtë vit, nga plagët e shumta me armë zjarri dhe e cilësoi vdekjen e Arben Gllafces si një vetëvrasje nga një plagë me armë zjarri.

Ata kishin dy djem, 24 vjeç dhe një tjetër në moshë minorene autik.