Kanixho Kalemi dhe Sefedin Beqiri janë arrestuar ditën e sotme në Sarandë pasi janë kapur me armë zjarri, kokainë dhe municion luftarak.
Policia bën me dije se 30-vjeçari dhe 19-vjeçari janë arrestuar në kuadër të një hetimi me metoda proaktive, të nisur 3 muaj më parë, në drejtimin e Prokurorisë.
Kalemit në momentin e arrestimit, në banesë, Policia i ka gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në 41 doza.
Në banesën e këtij shtetasi ndodhej edhe ish-kunati i tij, Beqiri i cili gjithashtu u arrestua, pasi gjatë kontrollit në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 41 dozat e kokainës, arma e zjarrit, municioni luftarak dhe 5 aparate celulare.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.