Policia e Shtetit finalizoi këtë të shtunë 2 operacione policore antidrogë, të koduara “Foremost” dhe “Last deal”, ku u vunë në pranga 8 shtetas, pjesëtarë të 2 grupeve kriminale.

Gjatë operacionit të koduar “Foremost”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal, për shpërndarjen e drogave të forta, në zonën e Sukthit.

Burime bëjnë me dije se personat e arrestuar janë Goni Muça (alias Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra), shtetasi Tani Muça, një person me inicialet A. V.,  si dhe Amonali Halili.

Gjatë operacionit të koduar “Last deal”, u arrestuan 4 shtetas të tjerë të që vepronin si grup kriminal, po për shpërndarjen e drogave të forta.

Në pranga përfunduan Ergi Curri, 25 vjeç, Gentian Konesha, 23 vjeç, Kristel Balla, 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe Stivens Bulku, 24 vjeç, banues në Shijak.

Katër të rinjtë dyshohet se furnizoheshin me kokainë nga shtetasi Genti Muça dhe e shpërndanin në zona të ndryshme të Durrësit.

Të katërt të rinjtë janë personazhe të njohur në rrjetin Tik Tok, ku më i ndjekuri është Stivens Bulku me rreth 50 mijë ndjekës, i cili është njihet dhe për rolin e tij në serialin “Aventurierët”.