Një ngjarje e rëndë u raportua mëngjesin e sotëm në Përmet, ku një 82-vjeçar ka goditur për vdekje me shkop druri gruan e tij 80-vjeçare.

Vitkima është identifikuar si Afroviti Peçi, ndërsa autori si Leonidha Peçi.

Mësohet se ky i fundit është proceduar edhe më parë për veprën penale “dhuna në familje”.

82-vjeçari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e cuan të moshuarin në këtë akt ekstrem.