Një sherr ka ndodhur në burgun e Drenovës ditën e sotme. Një i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje ka goditur efektivin Erjon Çekiçi.

Mësohet se i dënuari është Osman Vani, i cili pas goditjes së gardanit të burgut është lënë në siguri të lartë.

Ndërkohë që efektivi ka marrë disa dëmtime të lehta dhe dërguar në infermierinë e burgut për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku për dhunën e krijuar në burgun e Drenovës, ndërkohë që materialet janë dërguar prokurorisë për veprime të mëtejshme.