Dy të rinj të dënuar me burg tre vite më parë nga Gjykata e Gjirokastrës, janë arrestuar nga Policia e Shtetit.

Në pranga ka rënë Nuri Shero nga Konispoli dhe Alket Avdi nga Saranda, pasi në makinën me të cilën ata udhëtonin atë kohë u kap një çantë me drogë.

Nuri Shero, 24 vjeç, banues në Konispol, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Alket Avdi, 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur edhe 10 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

“Në vitin 2019, shtetasi Nuri Shero ka transportuar me automjet rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis, të futura në një çantë. Në këtë automjet udhëtonte edhe shtetasi Alket Avdi”, thotë Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.