Homeland justice” ka publikuar listën e personave të shpallur në kërkim nga Policia, në të 12-ta drejtoritë e vendit. Në databazën e publikuar online, përmenden emrat e të gjithë personave të dënuar dhe në kërkim me urdhër arresti, dhe ata që janë në kërkim policor.

Gjirokastra rezulton të jetë qarku me numrin më të ulët, pasi vetëm 1 person është i shpallur në kërkim dhe ai është Enton Zhuli i dënuar me mbi 15 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

Italia është shteti ku më shumë persona rezultojnë të shpallur në kërkim, ndërsa në listë është edhe SHBA, Anglia dhe Kosova.