Janë vetëdorëzuar në polici 4 personat që dhunuan Ramadan Hasanin dy ditë më parë me leva hekuri dhe shkopinj druri në një lagje periferike të qytetit të Korçës.

Burime të siguruara pranë policisë së Korçës bëjnë me dije se Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura, janë dorëzuar pranë drejtorisë vendore të policisë së Korçës.

Nuk dihet në qoftë se 4 personat e përfshirë në sherrin masiv do të arrestohen apo do të procedohen në gjendje të lirë.