Vajza që shihni në foto është Hygerta Meta, vajza që dyshohet se vrau babain e saj, Pëllumb Meta.

Ngjarja u zbulua sot, ndërsa Meta ishte shpallur prej 13 shkurtit i zhdukur nga djali i tij.

Por pas shumë hetimesh, rezultoi se 49-vjeçari ishte vrarë nga vajza e tij, ndërsa ishte groposur në oborrin e banesës.

Krimi i rëndë u zbulua pas hetimeve, ndërsa vajza gjatë dëshmisë pranoi krimin, ndërsa pohoi se e kishte vrarë babain se ky i fundit donte që ta fejonte pa dëshirën e saj.

19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila vrau të atin në Shënvlash të Durrësit është studente e Fakultetit Ekonomik në Tiranë.

Dyshohet se ajo e ka ekzekutuar me pistoletë të atin dhe më pas e ka varrosur në kasollen e bagëtive, pasi ai donte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Janë ende të paqarta detajet se si ka ndodhur dinamika e ngjarjes dhe nëse ajo është ndihmuar nga nëna dhe vëllezërit e saj, të cilët janë vënë nën hetim.