E enjte, 2 Maj, 2024
Ballina Aktualitet EMRAT-FOTOT/ Itali, nis me tensione gjyqi ndaj shqiptarit: Dua ta shoh vrasësin...

EMRAT-FOTOT/ Itali, nis me tensione gjyqi ndaj shqiptarit: Dua ta shoh vrasësin e tim biri në sy…

1832
0

Në Rimini të Italisë, nisi këtë të mërkurë procesi gjyqësor nga shqiptarit Klajdi Mjeshtri, i akuzuar për vrasjen e zjarrfikësit 34-vjeçar italian, Giuseppe Tucci, ngjarje e ndodhur më 12 Qershor të vitit që lamë pas.

Seanca nisi me momente të forta tensioni, kur babi i viktimës u përball me 29-vjeçarin shqiptar.

Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e policisë. Babai i Tuccit, Claudio Tucci hyri në sallë të gjyqit duke kërkuar që të shihte në sy shqiptarin.

“Jemi këtu dhe do jemi gjithmonë. Djali ynë nuk vdiq kot. Kemi besim të drejtësia”, tha babai i viktimës.

“Ishte një ditë shumë e vështirë. Kur u gjenda përballë vrasësit të tim biri, u nervozova. Ai as nuk më pa në fytyrë. Më pas e kuptova situatën dhe u qetësova”, shtoi ai më tej, sipas asaj që raportojnë mediat fqinje.

Në foto viktima, Giuseppe Tucci
Në foto viktima, Giuseppe Tucci

Pas betejës mes mjekëve ligjor të të dyja palëve, gjatë ditë së sotme gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj shqiptarit, i cili në këtë mënyrë do të përfitojë ulje të dënimin me 1/3.

Po ashtu, gjyqtari caktoi datën 20 Mars për të përcaktuar një mjek ligjor që do të analizojë rezultatet e autopsisë mbi trupin e zjarrfikësit.

Për mjekun ligjor të mbrojtjes, vdekja e 34-vjeçari erdhi si pasojë e një traume pas koke e shkaktuar si pasojë e rënies në tokë.

Mbrojtja pretendon kështu që Tucci nuk vdiq nga grushtat e shqiptarit, por nga përplasja në tokë.

Në të njëjtën kohë, po sipas mbrojtjes, Tucci nuk mundi të mbijetonte pasi terapitë spitalore nuk i dhanë efekt për shkak të alkoolit që kishte në sistem.

Në foto autori i dyshuar, Klajdi Mjeshtri
Në foto autori i dyshuar, Klajdi Mjeshtri

Në këtë mënyrë, avokati mbrojtës i 29-vjeçarit shqiptar kërkon që të bjerë akuza e vrasjes me dashje, e ngritur nga prokuroria.

Një motiv banal u bë shkak për përplasjen që i kushtoi jetën 34-vjeçarit Tucci.

Mjeshtri, i cili punonte si roje në një diskotekë të Riminit, e dhunoi atë barbarisht jashtë ambienteve të lokalit me pretendimin se i kishte ngacmuar të dashurën. Zjarrfikësi vdiq pas disa ditësh në agoni.

You cannot copy content of this page