Dy të burgosur shqiptarë, çift nuk u kthyen në burg në Pesaro pas një dite pune të kaluar në një kompani bujqësore në San Bartolo.

Dy të burgosurit, të cilët jetojnë në zonën e Ravenës, kishin fituar mundësinë për të punuar jashtë burgut pikërisht për shkak të sjelljes së tyre të mirë, sipas mediave italiane.

Ata janë Emilian Bici 43 vjeç, i burgosur për vrasje të mbetur në tentativë dhe Ermelinda Spahiu 38 vjeçe, e cila mori pjesë në të njëjtin episod.

Ata u arratisën duke përfituar nga puna e jashtme që i lejoi ata të largoheshin nga burgu në orën 7 të mëngjesit dhe më pas të ktheheshin 8 orë më vonë.

Gjithçka shkoi mirë për disa muaj, deri dje kur nuk u kthyen në burg sipas vendimit të gjyqtarit, të cilin duhej ta zbatonin.

Pasi u ngrit alarmi, punonjësit e vuajtjes së dënimit e shtrinë kërkimin në të gjithë Italinë.