Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytein e Burrelit ku është vrarë me armë gjahu shtetasi Petrit Kuka 52-vjeç.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Islam Meta rreth 63 vjeç, ka qëlluar për vdekje 52-vjeçarin dhe pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi Petrit Kuka, në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit Islam Meta.

Ndërkaq bëhet me dije shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë shoqërimin e autorit në komisariat

Njoftimi i Policisë:

Mat/informacion paraprak

Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel , shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë shoqërimin e shtetasit I.M , në komisariat.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.