Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka komanduar drejtuesit e përkohshëm të prokurorive në jug të vendit.
Bëhet fjalë për prokuroritë e Përmetit dhe Sarandës.
Kështu, burimet bëjnë me dije se Asllan Bajramaj, është caktuar drejtues i Prokurorisë Përmet.
Ndërsa Kledian Llaho, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.