Policia e Shtetit ka arrestuar 6 perosna për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që është proceduar penalisht dhe një shtetas i mitur.

Personat në fjalë kryenin qitje gjatë natës me kallashnikov me qëllim që videot t’i postonin në rrjete sociale.

Po ashtu policia ka prangosur edhe babanë e një prej djemve, i cili kishte armën pa leje në banesë.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Qitësit’, Policia e Durrësit ka arrestuar Njazi Sulën 56 vjeç dhe djalin e tij, Mirlind Sula, 19 vjeç, të dy banues në fshatin Rrushkull, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.

Gjatë operacionit u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën të rinjtë kryenin qitje. Policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e tyre një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Së bashku me armët, u sekuestruan 2 automjetet me të cilat lëviznin këta shtetas, si dhe 8 celularë.

Po ashtu ka arrestuar, Klivan Pepkolaj, 19-vjeç, Klajdi Jaku, 20 vjeç, Aurel Toshi, 18-vjeç, Andi Hajdarkolaj, 19 vjeç, dhe Eljos Toshi, 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.