Një aksident i trefishtë ka ndodhur në rrugën Sarandë-Delvinë në afërsi të fshatit Shijan.

Mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur një 30 vjeçare.

Në aksident është përfshirë një fuoristrada “Range Rover” me targa AB184CZ me drejtues Mariglen Hysa, 24 vjeç, banues në Angli, një  automjetin “Mercedes-Benz” me targa BM001SM me drejtues Silgen Mucaj, 34 vjeç dhe mjeti që transporton mbetje me drejtues Alfred Balili 54 vjeç.

E plagosura, Era Beqiraj banuese në Fier ndodhej në makinën Benz.

Ajo është traportuan në spital ku po merr ndihmën e parë, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.