Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në Mal të Zi, në Barane në afërsi të Plavës.

Tre nga viktimat janë shqiptarë dhe një malazez: M.Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj dhe N.Cirkoviq. M. Mekuli, ishte e plagosur rëndë dhe ka vdekur në spital.

Raportohet se në aksident ishin të përfshira dy automjete, të cilat janë përplasur kokë më kokë.