Ndër vite është vërtetuar se shqiptarët nëpër botë janë të zotët në shumë fusha e i kanë dhënë jehonë vendit tonë me suksesin e tyre.

Jahja Nur Zulbeari dhe Onur Bayramoglu janë dy talente të rinj shqiptarë.

Studentët nga Gostivari kanë krijuar një hartë për të marrë informacione të drejtpërdrejta përmes satelitit dhe tokës dhe si pasojë, ata kanë fituar dhe konkursin e NASA.

“Unë jam në vitin e dytë dhe studiojë inxhinieri softuerike në Shkup. Po ashtu me shokun tim Onur Bayramoglu morëm pjesë në garën që ishte organizuar nga ana e NASA dhe arritëm të marrim vendin e parë.

Ne kemi krijuar një hartë, për zjarrfikëset dhe po ashtu njerëzit që ndodhen në zonën ku mund të ketë dëme.

Ne marrim të dhënat drejtpërdrejt prej satelitit të NASA dhe i identifikojmë se ku është koordinata e zjarrit dhe pastaj me Inteligjencë Artificiale bëjmë kalkulimet se ku mund të përhapet ai zjarr, çfarë dëmesh të tilla mund të bëj ai zjarri etj.

Besoj për Maqedoninë ka qene një ide origjinale dhe po ashtu anembanë botës nuk kemi pasur një aplikacion të tillë.

Po ashtu ka aplikacione të tjera, ku kemi koordinata të tjera të zjarreve të ndryshme, por nuk janë të drejtpërdrejta ose nuk janë të përllogaritura nga ana e Inteligjencës Artificiale.

Për momentin në 10 deri në 15 sekonda, unë mund të dalloj që ka një zjarr. Aplikacioni na ka marrë 3-4 ditë, kemi punuar 15-20 orë në ditë për t’ia arritur qëllimit”, treguan ata.