Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Selishtë në Dibër, ku një 15-vjeçar, dyshohet se ka plagosur nënën e tij. Nga veprimet paraprake, policia bën të ditur se ngjarja është aksidentale, ndërsa 46-vjeçarja është transportuar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Efektivët e policisë kanë shoqëruar në komisariat të miturin, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:00, në fshatin Selishtë, Dibër një shtetas i mitur 15-vjeç, dyshohet se aksidentalisht në banesë ka plagosur me armë zjarri, nënën e tij shtetasen Sh.L., rreth 46 vjeçe e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.