Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të Lushnjës.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shtetasja me iniciale D. Z., 33 vjeçe, në gjendje depresioni, është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit.

Ajo është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhjet në kujdesin e mjekëve, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e saj.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.