Vajza që shihni në foto fiton 500 pound në muaj duke dhënë me qira anën tjetër të shtratit të saj për njerëz që nuk i njeh fare.
Sipërmarrësja australiane Monique Jeremiah ka arritur të fitojë 500 pound (gati 600 mijë lekë) në muaj nga kjo ide.
Mund të mos jetë tërheqëse për shumëkënd, por duke kursyer të ardhurat e saj shtesë, ajo ka mundur të fillojë biznesin e saj, një kompani modelimi, e cila është “karriera e saj e ëndrrave”.
Sipërmarrësja ka dhënë me qira gjysmën e dyshekut të saj për 500 pound në muaj, të cilin ish-i i saj e kishte zënë më parë për dy vjet. Ajo mund të mbledhë kështu para në gjumë dhe mendon se kjo është ide e përkryer për të pasi “nuk është kurrë vetëm”.
“Shtrati është i shkëlqyeshëm për njerëzit që janë në gjendje të shkëputen emocionalisht dhe të flenë pranë një personi tjetër në një mënyrë krejtësisht të respektueshme dhe jo të lidhur. Është situata perfekte, veçanërisht nëse jeni një sapioseksual, si unë, dhe preferoni shoqërinë mbi intimitetin fizik. Duhen dy njerëz që respektojnë hapësirën, vlerat dhe kufijtë e njëri-tjetrit. Është njësoj si të ndash një dhomë me dy krevate; vetëm se në këtë rast flemë në të njëjtin shtrat së bashku, kështu që patjetër dëshironi një krevat të madh dhe shumë hapësirë në dhomë për ta bërë atë të vlefshëm”, shpjegoi 36-vjeçarja.
Ka të ngjarë të mos jetë mënyra më e sigurt për të fituar para dhe është arsyeja pse shumë njerëz nuk e bëjnë këtë, por sipërmarrësja australiane pohoi se biznesi i saj unik i shtratit e ndihmoi të kursente para.
Klienti i saj i parë ishte dikush që ajo tashmë e njihte, për fat, dhe kjo e bëri biznesin e saj të fillojë me shpejtësi. Ajo shtoi: “Të jesh një sipërmarrës është tashmë një udhëtim i vetmuar ndërsa ndërton një kompani, kështu që pse të flesh vetëm kur mund të flesh me një shoqërues, me dikë me të njëjtën disiplinë ndërsa fiton para në gjumë?”, thotë ajo.