Mund të duket e pabesueshme por është e vërtetë. Byreku shqiptar ka shkuar deri në Netflix.
Bëhet fjalë për byrektoren shqiptare të sipërmarrësit Adnan Akiki, i cili është shumë i njohur në Kroaci që nga viti 1983. Netflix i dedikoi një dokumentar të plotë byrektores, duke e titulluar “Somebody Feed Phil”.
Në një lidhje me Skype, për emisionin “Breaking” Adnan Akiki ka zbuluar më shumë rreth këtij lajmi kaq të bukur.
“Vlerësimi i stafit të Netflix, e kanë nxjerrë byrekun tonë si më i preferuari i qytetit tonë. Ai sipas anketimit të stafit të tij, lokalin tonë e kanë nxjerrë më të pëlqyer dhe më kanë kërkuar të bëjnë një dokumentar. Kush nuk do e donte një dokumentar nga Netflix.
Qyteti është bregdetar me qindra restorante, por byreku jonë është shumë i preferuar. Jemi gjenerata e tretë që e gatuajmë dhe tani po përgatitet e katërta. Në Netflix nuk mund të dalë çdo kush. Kemi ingredientët më të mirë për përgatitjen e tij. Brumi përgatitet mirë dhe lihet të pushojë për 2-3 orë. Peta hapet me dorë. Kjo është diçka delikate që nuk e bën dot çdo kush. Në fillim kemi pasur me gjizë dhe me mish, tani kemi me mollë, patate etj.
Kur dëgjuam që do bëhej dokumentari u kënaqëm shumë, e ka bërë shumë popullor lokalin. Tani kemi 50-vjetorin e byrektores.
Kanë ardhur politikanë, futbollistë të kombëtares dhe volejbollistë të famshëm që e kanë pëlqyer byrekun tonë. ”- tha ai.