Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara për 100 000 banorë ka shënuar për vitin 2022 një rënie në 920, krahasuar me vitin 2021 kur ishte 1.002.
Sipas të dhënave të publikuara në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme, përqindjen më të ulët të koeficientit të kriminalitetit në vitin 2022 e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër.
Në qarkun Berat që përfshin prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë Berat, sipas të dhënave, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë në vitin 2022 është 591. Ndërsa në qarkun Gjirokastër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Gjirokastër dhe Përmet koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1386.
Edhe qarku i Tiranës, i cili përfshin Tiranën dhe Kavajën, ka koeficient të lartë me 1.006 për 100 000 banorë.
Të dhëna për qarqet e tjera
Qarku Dibër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Dibër dhe Mat, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 633;
Qarku Durrës që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Durrës dhe Krujë, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 956;
Qarku Elbasan që përfshin prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 683; në qarkun Fier që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Fier dhe Lushnjë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 812;
Qarku Korçë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Korçë dhe Pogradec koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 847;
Qarku Kukës që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Kukës dhe Tropojë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 992;
Qarku Lezhë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Lezhë dhe Kurbin koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1124;
Qarku Shkodër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Shkodër dhe Pukë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 946;
Qarku Vlorë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Vlorë dhe Sarandë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1062.