Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:40 të kësaj të Hëne në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”.

Policia bën me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë dy shoferët ndodhen në spital.

Rreth orës 19:40, në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”,në fshatin Dragostunjë, automjeti që drejtohej nga shtetasi L. G., 30 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi G. C., 18 vjeç.

Nga përplasja, janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë në kujdesin e mjekëve”, thotë policia.

Ndërkohë një tjetër aksident është shënuar pak minuta më vonë në fshatin Kotodesh të Librazhdit, ku për pasojë është dërguar në spital një 54-vjeçar.

Rreth orës 20:15, në fshatin Kotodesh, Librazhd, motomjeti që drejtohet nga shtetasi I. B., 54 vjeç, është përplasur me një kafshë pune.

Si pasojë, është dëmtuar 54-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve. Grupe hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të këtyre aksidenteve”, bëhet me dije nga policia.