50 persona nga fshati Gjoricë të Bulqizës janë paraqitur në qendrën shëndetësore të fshatit.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se ata janë helmuar nga uji i pijshëm.

Ata kanë paraqitur simptoma të njëjta, siç janë të vjellat e diarrea.

Banorët e paraqitur në qëndrën shëndetësore janë të moshave të ndryshme.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë ka marrë mostrat e ujit për të bërë analizat dhe sipas mediave ka rezultuar i ndotur.

Deri më tani nuk kemi një reagim nga institucionet lidhur me këtë situatë, ndërsa po vijohet puna për zbardhjen e ngjarjes.