Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka lajmëruar se do të ndahet nga Monika Kryemadhi
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta përmes një reagimi, ku thotë se tashmë ajo është ish-bashkëshortja e tij.
Ai tha se për këtë çështje ka ndjekur sot edhe rrugën juridike dhe ka njoftuar edhe djalin e tij, Besart Metën.
“Znj.Monika Kryemadhi eshte tashme ish-bashkeshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”, ka thënë Meta.