Mëngjesin e sotëm, katër mjete janë përfshirë nga flakët si pasojë e një zjarri në lagjen “Apolonia” në qytetin e Fierit.

Burimet e para njoftojnë se nga to, tre janë shkrumbuar totalisht.

Flakët kanë rrezikuar edhe banesat përreth. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur rastin në fjalë.

Zjarrfikësit kanë ndërhynë menjëherë, për të izoluar flakët.