Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u arrestua në flagrancë shtetasi G. A., 22 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delevinë.

Arrestimi i tij u krye pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, si dhe e ka kanosur atë me një mjet prerës thikë.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.