Policia e Himarë ka goditur një tjetër rast të ndotjes akustike në Dhërmi.

Uniformat blu bëjnë me dije se po procedohet në gjendje të lirë shtetasi e iniciale Xh. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Nga patrullimet gjatë orëve të mbrëmjes, konstatohet dhe goditet një tjetër rast i ndotjes akustike.

Kishte vënë muzikë të lartë dhe në tejkalim të orarit të parashikuar në ligj, në lokalin në plazh, që kishte në menaxhim, procedohet penalisht 28-vjeçari.

Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.