Dëshmia tronditëse e të aksidentuarës dy ditë më parë në bulevardin e lagjes “18 Shtatori” në ditën me diell, është shenja e qartë se Policia sot është e rreshtuar me agresorin dhe jo me viktimën.

Mari.C, vajza 27 vjecare nga Gjirokastra, ngeli e lënduar në gjymtyrë teksa u përplas nga automjeti tip xhip BMW me targa AA811KP mëngjesin e të enjtes.

E reja ishte duke ecur në vijat e bardha ndërkohë që furishëm xhipi e përplasi, duke shkelur cdo normë ligjore dhe rregulloreje pa përmendur këtu edhe shkeljet e rënda administrative.

Jugulajm.net ka zbardhur dëshminë e të resë në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës, fill pasi denoncoi këtë rast.

Në dëshminë e saj e reja gjirokastrite shprehet se ka qenë ora 10:30 kur po kalonte tek vijat e bardha në rrugë, teksa ishte nën shoqërinë e një tjetër personi tek zona e farmacive në lagjen “18 Shtatori”.

Pasi kalova pjesen e parë të rrugës dhe duke dashur të kaloja pjesën tjetër, vjen një xhip model X6.

Së bashku me shoqëruesin u përballëm me këtë prezencë të habitshme dhe ndaluam në mes të vijave të bardha, duke i ofruar atij (xhipit) kalimin, ndërkohë që përparësia ishte e jona pasi ishim tek vijat e bardha.

Në këtë moment makina qëndroi. Parë këtë situatë filluam të lëviznim në krahun tjetër të rrugës, ndërkohë që drejtuesi i xhipit i dha gaz në maksimum duke me dëmtuar njërën këmbë me rrotat e mjetit.

Pesha e xhipit rëndoi tek këmba ime dhe më pas parakolpi i makinës së bashku me pasqyrën, më shembën pjesën e kraharorit.

Drejtuesi i automjetit nuk ndaloi fare, ndërkohë që unë ngela pa ndjenja dhe rashë në tokë. Shoqëruesi që kisha pranë më nxorri anës rrugës për në trotuar, ndërkaq drejtuesi i xhipit nuk ndaloi. I afërmi im më pas më coi direkt e në banesë pasi isha në gjendje shoku.

Më pas më filluan dhimbjet në të gjithë trupin dhe u detyrova të shkoja në spital për ndihmën e shpejtë. Me pas mësova se pas insistimit të familjarëve të mij për atë që më kishte ndodhur, është lajmëruar policia e cila më pas arriti të ndalonte drejtuesin e xhipit.

Këmbën e kam të dëmtuar dhe nuk eci dot. Gjithashtu ndjej ende trullosje nga përplasja. Nga ana psikologjike jam shumë e rënduar dhe kam frikë të dal nga shtëpia, pasi më duket sikur do më godasë cdo makinë që kalon në rrugë.

Ka qenë kjo dëshmia që ka dhënë para organeve policore e Mari C. nga Gjirokastra.

Habia qëndron tek policia e cila nga ana e saj ka shoqëruar 42 vjecarin Dario M. dhe është mjaftuar vecse me një dërgim procedurash në organin e akuzës. Rrjedhimisht në raste të tilla, veprimet e policisë duhet të ishin më të ashpra pasi u cënua jeta e një personi aq më tepër teksa respektonte shenjat e qarkullimit rrugor.  Për të mos folur pastaj për braktisjen në rrugë të viktimës së aksidentit që penalizon rëndë vetë drejtuesin e mjetit.

Nuk themi se Dario Mece, e dëshironte një aksident të tillë, por më e pakta që duhet të bënte ishte ofrimi i ndihmës së viktimës së tij dhe jo largimi nga vendngjarja pasi ka penalitete.

Policia sot arreston për një pështymë apo për 100 leke korrent të papaguar, ndërkohë që në rasin ne fjalë është luajtur një standart tjetër.

Normalisht kur je pjesë e Rilindjes je i paprekshëm.

Mirëpo publikimi i kësaj ngjarjeje nga Jugulajm.net dy ditë më parë, ka prishur qetësinë e Dario M. i cili përmes një personi të afërt, shantazhoi redaksinë e Jugulajm.net për shkak të titullit që ishte vendosur.

Natyrshem lind pyetja, se nga e gjen këtë guxim ky 42 vjecar që të kërcënojë një media që nuk bën kompromis me paligjshmërinë dhe që gjithmonë ka qenë është dhe do jetë e pozicionuar me viktimën dhe jo me agresorin?

Përgjigjen e dimë të gjithë !