Deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos, pas takimit në qeli me Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, në deklaratë për mediat është shprehur se qeveria shqiptare nuk respekton të drejtat civile dhe të minoritetit.

Syrigos shton se, nuk e kupton arsyen pse Fredi Beleri nuk mund të bëjë betimin e tij si kryebashkiak i zgjedhur në zgjedhjet e 14 majit, pasi sipas ligjit kjo duhet të ishte kryer.

Nga ana tjetër, nënvizoi se hapi tjetër do të ndodhë fatkeqësisht për Shqiëprinë në BE, sepse BE luan rol të rëndësishëm në shtetin e së drejtës dhe për të drejtat e minoritetit.